Djali i Ukshin Hotit: Babë, uroj të mos shohësh atë që ne jemi detyruar ta shohim sot


Andin Hoti, djali i veprimtarit Ukshin Hoti, ka reaguar pas paraqitjes së ish-zëdhënësit të UÇK’së, Jakup Krasniqi ka dalë sot para Dhomave të Specializuara në Tribunalin Special.

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, tha se “po i dhëmb shpirti me këtë që po ndodhë”.

“Babë, uroj mos ta shohësh atë që ne jemi të detyruar të shohim sot!!!! Shpiiirti po na dhemb me këtë pamje…Baci Jakup, historinë tonë disa herë kanë tentuar ta ndryshojnë, por asnjëherë nuk kanë arritur.

Ti je pjesë e historisë sonë të lavdishme, prandaj ne jemi krenar me ty gjithmonë! Zoti qoftë me ty!” ka shkruar Hoti.

Baby Boo