Djali i Kadri Veselit sot feston ditëlindjen, Sami Lushtaku i shkon në shtëpi për ta uruar


Ndërsa Nuredin Lushtaku sot tha se deklarimet e Bekim Jasharit se Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit janë të vërteta, ky i fundit nuk po reagon me akuzat që po ia bëjnë.
Sami Lushtaku sot ka shkuar në shtëpinë e Kadri Veselit, pasi në mungesë të këtij të fundit që gjendet në Hagë, ka dashur të jetë pranë familjes së tij me rastin e ditëlindjes së Yllor Veselit.

Lushtaku ka publikuar disa fotografi me djalin e Veselit dhe gruan e tij, duke i uruar ditëlindjen.
“Djaloshi më i këndshëm, Yllor Veseli, djali i mikut tim Kadri Veseli, sot ka mbushur 11 vite. I dëshiroj fëmijëri të hareshme, shëndet e gëzime në jetë, bashkë më prindërit e familjen!SL”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Nuredin Lushtaku akuzoi Sami Lushtakun se i ka marrë edhe 1 milion franca paslufte nga Ramiz Lladrovci dhe nuk dihet se çfarë ka bërë me to.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë reagim nga Sami Lushtaku, apo jo.
Kujtojmë se Samiu i reagoi pas akuzave Bekim Jasharit, duke thënë se i qoftë falë familjes se do ta bënte paçavër.

Baby Boo