Djali i Hashim Thaçit u bën thirrje qytetarëve të dalin ta presin babain e tij në Morinë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot pritet të kthehet në Kosovë pas 4 ditësh intervistimi nga Dhomat e Specializuar në Hagë. Kështu ka bërë të ditur djali i tij Endrit Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku ju ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen sonte në orën 19:30 për t’i uruar mirëseardhje Presidentit Thaçi në pikën kufitare në Morinë.

Baby Boo

“Mirë se vjen president! Të gjithë në pritje të heroit të lu*ftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë. E premte 17 korrik 2020 ora 19:30. Eja edhe ti! Merre flamurin me veti. Vendose maskën dhe mbaje distancën” ka shkruar Endriti në postimin e tij.

Qeveria e Kosovës ka ndaluar tubimet me mbi 50 persona me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Akoma nuk dihet nëse kjo iniciativë do të marrë përkrahjen e qytetarëve.