Djali i dëshmorit i indinjuar nga prezenca e Ali Ahmetit në manifestimin në Merovë!


Të dashur bashkvendas të Merovës time,
Të dashur ish-ushtarë të UÇK-së e bashkëluftëtarë të babait tonë të ndjerë Shaban Zenuni,
Të dashur familjarë, shokë e miq,

Sot, mbi Merovën tonë të dashur edhe këtë vit u organizua manifestimi tradicional “Merova Feston”, që ishte i paraparë të organizohet me bashkëvendasit tanë nga Merova dhe diaspora.
Por, kurrë nuk e kisha menduar se kjo festë, do ti sjell dhimbje familjes tonë.
Dhimbje dhe keqardhje!
Kurrë nuk e kishim menduar se ky manifestim do të keqpërdoret deri në atë shkallë nga organizatorët saqë të na lëndon edhe familjen tonë Zenuni.
Sot, familja Zenuni shpreh indinjatën më të thellë deri tek organizatorët e këtij manifestimi të cilët në Merovë sollën dhe lejuan të vijë Ali Ahmeti.

Të dashur miq,
Familja jonë ka një memorie të hidhur nga këta politikanë që ju sot i sjellni në Merovë, pa turp. Ju e dini se këta nuk janë të mirëseardhur në Merovë dhe ju lutemi mos na lëndoni edhe më shumë. Na leni ta kujtojmë me mall babain tonë që tërë jetën ia kushtoi lëvizjeve kombëtare, deri sa u vra në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ju lutemi mos na hapni plaga tjera dhe mos na vrisni për së dyti herë.
Ju bëj aplel katundarëve të mi nga Merova, bashkësisë lokale dhe organizatorëve të këtij Manifestimi, që këto veprime “thikë pas shpine” ndaj familjes sonë mos përsëriten kurrë më.
Familja Zenuni i ka dhënë shumë këtij kombi dhe këtyre trojeve, ju lutemi deri në qiell mos na ktheni në këtë mënyrë që familja jonë të vuaj. Familja jonë mjaft ka vuajtur!

Me respekt,

Sami Zenuni,
djali i dëshmorit të kombit
Komandant Shaban Zenuni

Baby Boo