Djali i deputetit Kujtim Paçaku: Në varrimin e babait munguan njerëzit që ai i quante të mëdhenj


Mungesa e kolegëve deputetë në varrimin e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku, e ka prekur jashtëzakonisht shumë djalin e tij, Denur Paçakun.

Djali i deputetit të ndjerë , Denur Paçaku, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se në ditën e varrimit të babait të tij kishte shumë njerëz, megjithatë munguan njerëzit që i ndjeri Kujtim Paçaku i kishte quajtur të mëdhenj.

Postimi i djalit të deputetit Paçaku:

“’Tamam puna’, të dërgohen ftesa për të qenë pjesë e një ceremonie varrimi. Njësoj po shprehem edhe per të mbajturën, mbledhjen komemorative për të ndjerin, Kujtim Paçaku-n. Në kortezhin funeral-varrimin e të ndjerit, dhembjen e ndamë me një numër të madh të njerëzve, e që mbeti i vogël në rastin kur në varrim po mungonin njerëzit që i ndjeri po i quante të mëdhenjë.

Deduktiviteti e targeti i kësaj mungese që i ndjeri nuk e meritonte, ishin deputetët shqipëtar (ish kolegët e tij), për të cilët ai kishte jashtëzakonisht shumë respekt. Këta të fundit e vajtuan dhe e ngriten ne piedistalin më të lartë, e në praktikë munguan për të hedhur një grusht dhe mbi banesen e tij të fundit.

Gjithë ky reagim për këtë rast, vie pas shkrimeve të shumta nga mediat e vendit e ato botërore, vie pas reagimit të publicistëve, politikanëve, gazetarëve e qytetarëve të vendit. Hiç më pak dhe nga ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, që me një fjalë e quajti turp” (sic.), ka shkruar Denur Paçaku, djali i deputetit të ndjerë Kujtim Paçaku. //

Baby Boo