Djali i David Bechkhamit ka bërë 70 tatuazhe për nusen e tij


Derisa djali i sapomartuar i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn Beckham, ka treguar disa tatuazhe kushtuar gruas së tij Nicola Peltz, 27 vjeç, ai së fundmi pranoi se 70 nga 100 tatuazhet e tij janë në fakt për nder të nuses së tij.

Brooklyn ka thënë se aktorja e “Transformers”, i përlot sytë, sa herë që ai ia tregon tatuazhin e ri, të cilin ia ka dedikuar asaj, raportoi Page Six.

“Ajo gjithmonë qan kur i bëj një tatuazh tjetër. Më pëlqen gjithmonë ta befasoj me tatuazh të ri”, ka thënë ai.

Ndër surprizat e tjera të tij përfshijnë fjalët “flluska jonë e vogël” në majë të dorës së tij dhe sytë e gruas së tij të bërë tatuazh në pjesën e pasme të qafës së tij.

Beckham gjithashtu ka bërë tatuazh në krahun e tij betimet nga dasma e tyre e cila u zhvillua në prill – e cila u zhvillua në pronën e familjes Peltz në Palm Beach.

Tatuazhe të tjera përfshijnë “Nicola” në anën tjetër të qafës së tij, fjalën “dashnor” në gishtin tregues, emrin e gjyshes së saj të ndjerë në kyçin e dorës, shkronjën “N” në gishtin e tij të unazës etj.

Baby Boo