Djali i biznesmenit që tentoi të vetdigjet flet për gjestin e babait


vdullah Bajra buznismeni që  tentoi të vetëdigjet me benzinë, ku me këtë veprim kundërshtoi shtrirjen e telave të rrymës mbi pronën e tij

Biznesmeni nga Kamenica, Avdullah Bajra, u pa në një video, se ka tentuar t’ia vërë flakën vetes në pronën e tij si protestë ndaj një vendimi të gjykatës, e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën ku kishte plan ta zgjeronte fabrikën e ujit.

Krejt ngjarja është xhiruar nga djali i tij, Arbënori i cili ka folur për T7, për gjestin e të atit.

Bajra, që ka në pronësi në fabrike të ujit në Kamenicë, thotë se babai i tij, nuk e kishte planifikuar këtë akt, porse ishte i detyruar.

Policia e Kosovës e ka dërguar në mbajtje biznesmenin nga Kamenica.

Megjithëkëtë, djali  i pronarit të biznesmenit të ndaluar nga organet e rendit thotë se nuk do të ndalen me kaq pasi ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/djali-i-biznesmenit-qe-tentoi-te-vetdigjet-flet-per-gjestin-e-babait-529464/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo