Djali i Amdi Bajramit e sjell Cecën e shumë këngetar tjerë serb me 18 janar në Shkup


Gabriel Bajram, lideri i Unionit Rom të Maqedonisë, sjell këngëtaret e njohura turbo folk Ceca Raznatoviç dhe Tea Tairoviç në Shkup më 18 janar. Përveç tyre, në manifestimin e organizuar nga URM, vijnë edhe shumë emra të tjerë të njohur muzikor si Muharem Serbezovski, Jefrina, Tarkan, Jogani, Sara Reljic…
Ata do të jenë të ftuar muzikor në edicionin e 44-të radhazi të Ballit Romak, i cili do të mbahet në hotelin Alexander Palace, nën kujdesin e URM-së

Është një event ku marrin pjesë të ftuar nga e gjithë Evropa, të veshur me fustane luksoze që përgatiten prej muajsh. Shërbehet mish qengji i pjekur, si dhe specialitete cilësore, zgjidhet Miss Roma dhe emra të njohur muzikorë nga rajoni kanë qenë të ftuar prej dekadash.

Në të kaluarën, me vite kumbar i ballit të romëve ishte Sasho Mijalkov, i cili kurorëzoi missin. Në vitin 2018, Amdi e ndërpreu kumbarinë, pas ndërrimit të qeverisë.

Baby Boo