Djali autik, lihet pa ngrënë dhe i dhunuar!


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendrën “Jam si ju” për fëmijët me aftësi ndryshe në Berat.

Sipas një denoncimi publik por edhe në Polici nga prindërit e fëmijës, djali i tyre Alesandro Boci, i cili vuan nga autizmi është dhunuar fizikisht dhe është lënë pa ngrënë derisa është gjetur pa ndjenja.

Në videon e publikuar nga vetë prindërit shihet djali i cili ka shenja dhune në trup, ndërsa punonjësja e Qendrës në fillim shprehet se ato nuk janë shenja dhune por që më pas kur Alesandro heq bluzën ajo heziton të flasë.

Prindërit e 12 vjeçarit kërkojnë shpjegime dhe nga drejtoresha por sapo ajo njoftohet nga punonjësja se mamaja kishte ardhur dhe donte të fliste në telefon, ajo e ka mbyllur menjëherë telefonin.

Baby Boo