DJ Blunt bëhet me dhëmbë të artë


Reperët DJ Blunt dhe Real 1 janë shpesh të komentuar për postimet e tyre në rrjetet sociale. Përveç projekteve muzikore, dyshja në fjalë shpesh publikojnë edhe imazhe nga prapësitë e tyre të përditshme, gjersa nuk kanë munguar edhe “diss”-at ndaj emrave të njohur të estradës.

Së fundmi, ka qenë DJ Blunt ai i cili ka publikuar në InstaStory disa fotografi të reja, ku ka treguar një pamje të tij ndryshe nga ajo e zakonshmja. Ai ka provuar t’i bëjë dhëmbët e tij të artë, duke i lyer ata me materialin, i cili i bën të duken sikur të artë. Fillimisht reperi publikoi një imazh me dhëmbët e lyer me material të argjendtë dhe më pas me ngjyrën tjetër të artë.

Ky ndryshim i tij i çuditshëm ka lënë të befasuar edhe një pjesë të mirë të ndjekësve të dyshes Blunt dhe Real 1 në Instagram. Reperët përndryshe janë gjithnjë shumë aktivë me projekte muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat. /Telegrafi/

Baby Boo