Divorci më i shtrenjtë në historinë e Britanisë, sa milion euro do të paguajë sheiku i Dubait gruas së 6-të


Një shumë marramendëse prej 554 milionë paund (afërsisht 640 milionë euro) do t’i paguhet nga Sheikh Mohammed 72-vjeçar Princeshës Haya 47-vjeçare, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të ashpër, të kushtueshme dhe të gjatë ligjore që filloi kur princesha u larguan në Britani me dy nga fëmijët e tyre, Jalila dhe Zayed.

Një gjykatë ka dhënë shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit.
Me pak fjalë kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç.

Baby Boo