Ditëve në vazhdim në Greqi ratifikohet protokolli për pranim të Maqedonisë Veriore në NATO


Qeveria e Greqisë në ditët e ardhshme do ta dërgojë në parlament protokollin mbi hyrje të Maqedonisë Veriore në NATO për ratifikim, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Tzanakopoulos.

Ai ka thënë se, kur e ratifikon parlamenti protokollin për NATO, ministria e jashtme greke do ta informojë ministrinë maqedonase, me çka në mënyrë automatike do të hyjnë në fuqi ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Tzanakopoulos nuk ka treguar datën konkrete.

Portali euroactiv.com i Brukselit, duke u thirrur në një burim të informuar mirë, ka transmetuar se Greqia po planifikon që deri më 8 shkurt ta ratifikojë protokolli mbi hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO, me çka me siguri do të jetë vendi i parë i cili do ta bëjë këtë.

Kjo do t’i mundësonte Maqedonisë Veriore që në samitin e NATO-s në korrik të bëhet anëtare, nëse anëtaret tjera e shpejtojnë procedurën e ratifikimit. Procesi i ratifikimit zakonisht zgjatë një vit.

Sipas burimeve të Euroactiv-it, teksti zyrtar i protokollit për hyrje është miratuar të hënën dhe 29 përfaqësues të NATO-s presin leje nga vendet e tyre për ta nënshkruar.

Baby Boo