Ditën e Bajramit hajnat i vodhën 26 mijë euro një personi


Një vjedhje e rëndë ka ndodhur pasditën e së shtunës, në ditën e festës së Kurban Bajramit në fshatin Rakinic të Skenderajt, njofton policia.

Jashar Dajakajt nga fshati Rakinicë i Skenderajt, ditën e festës hajnat i thyen shtëpinë duke i vjedhur 26 mijë euro, gjatë kohës kur ai nuk ishte në shtëpi pasi kishte shkuar për vizitë tek te afërmit e tij për të uruar festën.

Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se përveç këtyre të hollave, hajnat Dajakajt i kishin vjedhur edhe stoli ari në vlerë prej 2000 eurove dhe një televizor në vlerë prej 1200 euro. Policia bënë të ditur se ky rast është duke u hetuar.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pasona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton policia.

Baby Boo