Ditëlindja e PS, Rama urohet publikisht nga ish-aleati i fortë


Presidenti Ilir Meta i shkruan publikisht kryeministrit, njëherësh kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, në kuadër të përvjetorit të 27-të të PS-së.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta i uron Ramës suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse.

“Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Kujtojmë, se Meta ishte aleati më i fortë i PS, në kohën kur LSI drejtohej nga Meta dhe ishte në koalicion qeverisës me PS në mandatin e shkuar.

Baby Boo