Ditëlindja e profetit Muhammed

Muslimanët e gjithë botës përkujtojnë ditëlindjen e Fanarit që ndriçon të gjitha rrugët e mirësisë do të përkujtojmë ditëlindjen e atij burri të cilin vetë i madhi Zot e zgjodhi për të shpërndarë errësirën e padijes; do të përkujtojmë ditëlindjen e Profetit të fundit të njerëzimit, të atij Profeti që u urdhërua të komunikonte mesazhin e fundit dhe me të plotësuar nga të gjitha mesazhet qiellore.

Baby Boo

Mesazhi që mbarti dhe zbatoi Profeti Hazreti Muhamedi a.s. i paraprinë të gjitha diturive dhe është gjithmonë shkencor e bashkëkohor. Mesazhi që solli Hazreti Muhamedi a.s., Kur’ani Kerimi argumentet mësimet dhe me legjislacionin e tij, për asnjë çast nuk ka njohur, nuk njeh e nuk do të njohë perëndim dhe që për lumturinë tonë në të dyja jetët Libri i Allahut është në dorën e të gjithë myslimanëve madje në dorën e mbarë njerëzimit. Libri me të cilin erdhi Hazreti Muhamedi a.s ka ndriçuar edhe shtigjet më të errëta dhe na jep zgjidhje për të gjitha çështjet e kësaj bote sado të koklavitura që të jenë dhe falë legjislacionit të plotësuar nga vetë Allahu xh.sh. mesazhi që i madhi Zot i shpalli njerëzimit nëpërmjet Hazreti Muhamedit a.s. do të udhëzojë në rrugën e drejtë, në rrugën e vërtetë të gjitha popujt dhe kombet, pavarësisht nga vendi dhe koha, ku do që të ndodhen derisa i madhi Zot të ketë vendosur që ata ta përjetojnë këtë jetë.

Ditëlindja e të Dërguarit të Allahut Profetit të Islamit Hazreti Muhamedit a.s. është ngjarja më e rëndësishme në të gjithë historinë e njerëzimit sepse me këtë burrë i madhi Zot do të derdhte mëshirën e Tij mbi të gjithë botët, do të ndriçonte mendjet e nxira nga padija e politeizmit, do të lartësonte dhe do të vinte personalitetin e njeriut në vendin që vetë Ai me madhërinë e Vet i ka caktuar të kryejë në këtë botë, për të qënë sunduesi i denjë i kësaj bote dhe për këtë qëllim Ai ka dërguar profetë të shumtë për ta udhëzuar njeriun në rrugën që i siguron përparim, mirëqenie shpirtërore e fizike dhe lumturinë në të dyja jetët. Hazreti Muhamedi a.s. erdhi në këtë jetë me datën 12 të muajit Rebijul-ev’vel, ditën e Hënë të vitit 571.

Restorant Lumare