Ditë historike, marrëveshja me Greqinë sot pritet të marrë vulën e Kuvendit të Maqedonisë


Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë, sot pritet të marrë vulën edhe të Kuvendit të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Pasi dje i njëjti propozim-ligj kaloi në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në Komisionin Juridiko-ligjvënës, i njëjti, sot është në seancë plenare.

Pasi propozim-ligji për ratifikim të marrëveshjes së emrit me Greqinë të marrë më së paku 61 vota “për”, i njëjti miratohet. Pas miratimit, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë duhet të njoftojë Qeverinë e Greqisë se marrëveshja është ratifikuar, që kjo e fundit të njoftojë, se vërejtja për marrjen e datës për nisjen e negociatave me BE-në, është tejkaluar.

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshje, me procedurë të përshpejtuar

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshje së emrit me Greqinë është zhvilluar me procedurë të përshpejtuar, kjo sipas ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov – propozues i ligjit, pasi që nuk duhet të humbasin ditë, sepse të martën, në Samitin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit Evropian, duhet të njoftohet se vërejtjet e BE-së ndaj Maqedonisë, janë mënjanuar.

“Ne e bëmë propozim-ligjin për ratifikim të marrëveshjes, me procedurë të shkurtuar, për shkak se ditët janë në pyetje. Të martën kemi mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Këshillit të Evropës, dhe deri atëherë është e rëndësishme që të ratifikohet marrëveshja, sepse në këtë formë do të largohen vërejtjet”, tha Dimitrov gjatë prezantimit të propozim – ligjit në seancën e Komisionit për Çështje Evropiane, me çka sqaroi se marrëveshja “është kompromis”.

Vendosja e flamurit evropian në propozim ligj, shkuarja e tij në Komisionin për Çështje Evropiane, dhe jo në atë për Politikë të Jashtme dhe miratimi i tij me procedurë të shkurtuar, ka bërë që opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE të bojkotojë seancën plenare ku u votuar nevoja për ratifikim të marrëveshjes dhe të komisioneve kuvendare.

Ndryshe nga opozitarja maqedonase, ky propozim ligj nga opozitaret shqiptare në Maqedoni, BESA dhe Aleanca Shqiptare ka marrë mbështetje.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov që në ditën e marrë ku marrë marrëveshjen ka njoftuar se nuk e pranon të njëjtën, pasi që sipas tij, ai nuk ka qenë pjesë e procesit të përpilimit dhe i njëjti parasheh ndryshim të Kushtetutës së Maqedonisë dhe identitetit maqedonas.

Mosdekretimi i propozim-ligjit për ratifikim të marrëveshjes së emrit me Greqinë, mund ta pengojë të njëjtën, megjithatë, nga grupi parlamentar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë – në pushtet, shprehen optimist se i njëjti do të ndërrojë mendje.

“Ne presim që presidenti Ivanov të ndërrojë mendje, sepse kjo marrëveshje nuk ndërron identitetin maqedonas, dhe është në dobi të shtetit”, tha koordinator i Grupit parlamentar, Tomisllav Tuntev.

Propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes së emrit me Greqinë erdhi pas marrëveshjes që u nënshkruajt më 17 qershor të 2018-s, në Prespë, nga ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias dhe Aleksis Cipras, në shoqërim të kryeministrave të të dy shteteve, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Gjatë nënshkrimit të pranishëm kanë qenë edhe pjesëtarët e Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe Federika Mogerini.

Baby Boo