Ditë e zezë edhe në Shqipëri, 4 të vdekur në aksidente rrugore


E enjtja do të mbahet mend si një ditë mjaft e rëndë për shqiptarët. Si pasojë e aksidenteve rrugore në Shqipëri e Kosovë kanë humbur jetën 11 persona.

Shtatë të vdekur janë shënuar në rrugët e Kosovës ndërsa katër të tjerë në rrugët e Shqipërisë.

Aksidenti i fundit është shënuar në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ku sipas policisë shqiptare një këmbësor është goditur për vdekje nga vetura e tipit Mercedez-Benz.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:
Me datë 02.08.2018 rreth orës 21:30 jemi njoftuar se në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur fshati Shtoj ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor të paidentifikuar akoma, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Në rrugët e Shqipërisë sot kanë ndodhur edhe 4 aksidente të tjera, ku kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Me aksidentin e fundit në Shkodër bilanci i viktimave brenda 24 orëve në territorin e Shqipërisë shkon në katër

Baby Boo