Ditë e madhe për familjen mbretërore, pagëzohet Princ Louis


Princi Louis i Kembrixhit do të pagëzohet të hënën përpara anëtarëve të ngushtë të familjes mbretërore.

Vogëlushi 11-javësh i Kate dhe Princ William, i pesti në rradhën e fronit, do pagëzohet nga Kryepeshkopi i Canterbury, Justin Welby në Katedralen Mbretërore në Pallatin e Shën Jakobit.

Princi George dhe Princesha Charlotte do të jenë atje për ditën e madhe të vëllait të tyre më të vogël. Kensington Palace ende nuk e ka publikuar listën e të ftuarve, por pagëzimet mbretërore janë zakonisht një ngjarje e vogël familjare.

Baby Boo