Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gazetarëve, çdo 4 ditë një gazetar vritet


Data e sotme shënjon Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gazetarëve. UNESCO raporton se midis viteve 2006 dhe 2017 rreth 1.000 gazetarë janë vrarë për shkak të investigimeve që kanë bërë, ose e përkthyer ndryshe: një gazetar vritet çdo 4 ditë.

Mesatarisht nga 10 rastet e vrasjeve, në 9 prej tyre agresori/ vrasësi nuk procedohet penalisht, shprehen ekspertët e OKB. Duke parë e reflektuar mbi gjendjen alarmante, një rezolutë e posaçme për këtë problem është hartuar. Rezoluta garanton sigurinë e gazetarëve dhe është miratuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në shtator. Ekspertët pranë OKB i bëjnë apel liderëve botërorë që të implementojnë këtë rezolutë dhe të moderojnë gjuhën e tyre kundrejt medias.

Në kuadër të kësaj dite, UNESCO ka publikuar një fushatë nën sloganin “TruthNeverDies”, për të ndërgjegjësuar rreth situatës si dhe i bën apel partnerëve në fushën e medias për të publikuar punimet investigative të të gjithë gazetarëve të vrarë.

Këtu mund të gjeni dhe një manual të publikuar nga UNESCO për mediat rreth sigurisë së gazetarëve.

Baby Boo