Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit! A ka në mesin tonë njerëz human?


Bota sot shënon 5 Dhjetorin – Ditën ndërkombëtare të vullnetarizimit. Blerta Daci nga Shkupi, është një grua e cila edhe përpos angazhimeve familjare të saj me dy fëmijë, jetën ia kushton vullnetarizmit.
Si grua e punësuar, si bashkëshorte dhe si nënë, thotë se kur njeriu ka vullnet gjen kohë cdo herë.

“Cdo herë kam qenë tip i ndjeshëm shumë, kam qenë ne klasë të 7 kur ka filluar lufta në Kosovë e mbaj mend refugjatët qe kishim atë kohë qe flinin edhe tek shkolla, me dhimbeseshin pa masë, shpesh nga shtëpija mirrja ndonje qorape (se aq kisha mundësit), ose bukë e ua dërgoja atyre, paraët qe mi jipnin prindërit për pushim të gjatë nuk i shpenzoja për vehte por gjeja ndonjë familje me më shumë fëmijë dhe ua jipja”, kështu Blerta e nisi tregimin e saj për rrugëtimin me aksione humanitare.

Angazhimin professional me vullnetarizëm ajo e ka nisë para disa viteve kur në kufirin greko-maqedonas kishte fluks të madh migrantësh.

“Aksionet e mëdha humanitare më kujtohen si sot kur ishte vala e madhe e refugjatëve kur edhe vendosa të ndaj gjithcka timen, fillimisht nisa me një postim timin në Facebooj, por deshi Zoti që ndihmat të vijnë nga e gjithë bota. Aty vendosa të mos ndalem, faleminderohem Zotit që më mundësoi të jem pjesë e bëmirësisë, por edhe faleminderuse ndaj njerëzve që kanë besim tek unë dhe dhashtë Zoti asnjëherë të mos i humbas.

Të gjithë kemi nevojë për njeri – tjetrin, ne nuk e dim se cka na pret nesër, bëmirës do të thotë të kesh një zemër e jo mendje të madhe, tha Daci.

“Vëretetë është e vështirë tia dalish kur të ndryshon statusi me fëmijë, por ia kam dalë, shpesh i kam marrë me vehte që tua mbjell ndjeshmërinë. Koordinimi i kohës luan rol shumë, atë ende e rregulloj me orare. Është vështirë të mirresh me bamirësi, sepse kur dikush fillimisht ta tregom hallin, ti nuk je gurr që të mos ndjesh dhimbjen e tyre. Do ta perfundojë me një frazë që e ka thënë nj ë poet: “Nxito me të mirën kur të kesh mundësi, që t’i përgatitësh veprat e bamirësve, e nëse ke mundësi nxito te bamirësia, se mund të ndodhë që do të kesh dëshirë të bësh mirësi, por nuk do të kesh mundësi”, përfundoi aktivistja.

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Baby Boo