Dita ndërkombëtare e veshkëve, ja sa transplantime u bënë gjatë pandemisë


Sot është dita ndërkombëtare e veshkëve. Shoqata e personave të sëmurë nga veshkët “Nefron”, thotë se çdo i dhjeti person në vend ka ndonjë problem me veshkët apo çdo i treti banor ka mundësi të zhvillojë ndonjë sëmundje kronike të veshkëve gjatë jetës.
“Sa është serioze sëmundja e veshkëve pamë gjatë pandemisë ku pamë se sëmundjet e veshkëve u ranguan si një nga komorbiditet për pasqyre më të rëndë klinike te pacientët me Kovid 19 e për fat të keq edhe një ndër faktorët e shumtë për mortalitet te pacientët e infektuar me koronavirus” tha mes tjerash doktor Bushletiq.
Drejtori i Klinikës universitare për urolologji, njëherit shef në ekipin për transplantim, Sasho Dohçev tha se arrijnë deri 90% sukses në operim, që është sukses global.
‘Gjatë kohës së pandemisë 2020-ën kemi bërë 12 transplantime, që është numër solid, në vitin 2021 28 transplantime. Gjatë pandemisë gjithashtu bëmë 16 transplantime gjaku me sukses’, tha Dohçev.

Baby Boo