Dita e Europës dhe Grupi i Kumanovës


Sot është Dita e Europës dhe ne si shqiptarë çdoherë kemi qenë proeuropianë dhe ëndërra jonë ka qenë dhe mbetet Unioni Europian.

Na gënjyen në emër të UE-së dhe ne të bindur i votuam por ata asgjë nuk ndryshuan. Administratë të politizuar, administratë që qëndron në shtëpi dhe merr rrogën si zotëri pa menduar për paaftësinë që ia shkakton nëna parti duke e transferuar në parazit dhe të padobishëm në profesionin e tij.

Gjykatë të politizuar dhe me raste të montuara që akoma vuajnë burgun pa e ditur arsyen. Gjykatë speciale me zhvatje dhe të kriminalizuar. Arsim të politizuar dhe diploma të blera dhe falsifikuara.

Kjo ditë është e dhimshme për shqiptarët tanë trima që u manipuluan dhe tradhëtuan në Kumanovë në Lagjen e Trimave, u shitën dhe i burgosën profiterët të cilët duhet të japin përgjegjësi, kushdoqofshin dhe ata e dinë kush janë. Rasti nëse nuk zgjidhen në Maqedoninë e Veriut duhet të niset një iniciativë për hetim ndërkombëtarë dhe të zbulohet e vërteta. Aty ka trima që e deshën atdheun dhe e duan edhe sot.

Aty ka edhe tradhëtar që i shitën. Ka edhe policë shqiptarë që vuajnë dhe s’dinë pse-në. Çështja ka qenë kombëtare, por kush i shiti për pare le të përgjigjet dhe të vuaj vetë dhe jo atdhedashësit e vërtetë.

Ditë gëzimi sepse është Dita e Europës dhe ditë dhimbjeje sepse më kujton rastin e Grupit të Kumanovës!
Ditë kur unë uroj të bëhemi anëtare të UE-së dhe të dalë e vërteta në shesh!
Liri për të pafajshmit!
Gjyla Çeliku

Baby Boo