Dita e dytë e fundjavës për ndalesë të lëvizjes


Shkup, 12 prill – Në vend sot është dita e dytë e ndalesës së plotë për lëvizje gjatë fundjavës, që filloi të premten në orën 16:00 dhe do të zgjasë deri nesër në orën 05:00. Masa e këtillë është vendosur në tentim që të ulet përhapja e koronavirusit, i cili deri dje mori 34 jetë dhe prej tij u sëmurën 760 persona.

Nga ndalesa janë përjashtuar policia, armata, punonjësit shëndetësorë, ndërkaq ajo nuk vlen edhe për marketet dhe restorantet të cilët janë furnizues të prodhimeve, si dhe për barnatoret të cilat punojnë pa pengesa.

Ndalesa si kjo e kësaj fundjave, me të cilën investojmë në shëndetin personal, por edhe atë kolektiv, sipas paralajmërimeve, do të vlejë edhe gjatë festave fetare në vijim.

Ekipe kujdestare të Inspektoratit shtetëror të tregut kryejnë kontrolle të marketeve që punojnë nëse kanë leje adekuate nga shtabet e krizave nëpër qytete.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i njofton të gjithë bujqit të cilët nuk janë evidentuar në Regjistrin e vetëm të ekonomive bujqësore, ndërkaq të cilët kanë nevojë për kryerje të aktiviteteve bujqësore në ditët e fundjavës, me telefon t’i njoftojnë Shtabet komunale të krizës në vendin ku jetojnë, ku do ta paralajmërojnë nevojën për aktivitet ditor bujqësor.

Baby Boo