Disfata e dytë! Erdogan turpërohet në Stamboll


Partia e Rexhep Taip Erdogan përkundër që bëri shumë bujë për parregullësi në zgjedhjet e para që ishin mbajtur me 31 mars të këtij viti, përsëri ka humbur madje me rezultat edhe më të thellë.

Në zgjedhjet e marsit, kandidati nga partia AKP e Erdogan Binali Yildrim, kishte humbur me një diferencë me vetëm prej 14 mijë votave.

Por kësaj rradhe, përkundër bujës së madhe që ishte bërë për përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll, AKP e Erdogan u turpërua. Diferenca tani për tani është 777 mijë vota derisa mbi 90% e votave janë numëruar.

Kundërshtari i Yildrim, Ekrem Imamoglu, kishte fituar zgjedhjet e 31 marsit dhe i kishte quajtur përsëritjen e zgjedhjeve si të orkestruar. Ai gjithsesi kishte parashikuar një fitore bindëse.

Më herët Yidlrim i ka uruar edhe zyrtarisht fitoren për Stambollin kundërshtarit të tij Imamoglu.

Baby Boo