Disa vende të BE rihapin kufijtë që sot, ja si qarkullohet tani në Europë


Disa vende të BE zyrtarisht nga sot kanë hapur kufijtë por disa me masa dhe kufizime. Në Europë tashmë kufijtë për të gjitha vendet i kanë hapur Belgjika, Zvicra, Gjermania dhe Kroacia.

Po ashtu edhe Suedia me Luksemburgun që ishin dy vendet e vetme në BE që nuk i mbyllën kurrë kufijtë.

Raiffesien Bank brenda artikujve
Çekia nga ana tjetër ka rihapur kufijtë por nuk lejon qytetarët nga Belgjika, Portugalia, Suedia dhe Britania e Madhe.

Greqia ka hapur kufijtë turistikë brenda për brenda BE, madje lejon edhe udhëtime nga Australia, Zelanda e Re apo Japonia dhe Koreja e Jugut. Ndërkohë më parë Italia i hapi kufijtë që më 3 qershor, Polonia më 13 qershor.

Spanja do të hapë më 21 qershor kufijtë për BE edhe pse turistët gjermanë po lejohen të vizitojë ishujt lindorë balerikë. Për Portugalinë Spanja do i hapë më me vonesë kufijtë, më 1 korrik.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Baby Boo