Disa sekrete që do t’i kujtoni sa herë të lini takim me estetisten


Duke qenë se është një nga “aktivitetet” që bëjmë më shumë gjatë verës, kemi nevojë për sekrete. Sekrete që minimizojnë dhimbjet!
Mos pini kafe
Stimulantët që ndodhen në kafe e bëjnë lëkurën tuaj më të ndjeshme, duke shkaktuar kështu më shumë dhimbje.

Pastrohuni më parë
Edhe pse qëllimi i depilimit është largimi i qimeve, gjatë proçesit ndodh edhe largimi i copëzave të lëkurës. Përdorni solucion lëkure që lëkura juaj të mos jetë e thatë, pasi lëkura e vd*ekur ngelet tek dylli dhe bën që qimet të mos kapen mirë.

Mos shkoni menjëherë pas ciklit
Pragu i dhimbjes është më i lartë, pasi ju ka kaluar cikli menstrual, prandaj planifikojeni takimin, pak ditë pasi ju kanë kaluar.
Merrni aspirinë
45 minuta përpara takimit, pini 2 aspirina me një gotë me ujë. Do të jeni gati për depilim, në kohën e duhur.

Bëni një banjë në ujë të ngrohtë
Nëse keni kohë, bëni banjë 20 minuta përpara se të depiloheni. Uji i ngrohtë zgjeron poret dhe zbut qimen.
Merrni frymë
Kjo është gjëja më e vështirë për të bërë. Reagimi juaj natyral është të mbani frymën dhe të tensionoheni, pasi trupi e di që do të ndjejë dhimbje. Bëni përpjekje të merrni frymë rregullisht dhe mundohuni të nxirrni frymën, kur strisha e dyllit tërhiqet.

Sigurohuni që qimet janë në gjatësinë e duhur
Shumë të shkurtra dhe dylli nuk do t’i tërheqë, shumë të gjata dhe kanë nevojë të prihen, para depilimit. Kur depiloheni, duhet të siguroheni që qimet kanë gjatësi rreth 6 mm.
Vishni rroba të lirshme më pas
Një ose dy ditë pas depilimit, vishni të brendshme pambuku dhe pantallona të lirshme ose funde, në mënyrë që zona të ajroset dhe të mos irritohet nga materiali i veshjeve.

Mos përdorni brisk
3 javë para depilimit, mos përdorni brisk, pasi qimja bëhet rezistente ndaj dyllit.
Mos u depiloni nëse jeni djegur nga dielli
Mos u depiloni, nëse keni skuqje të lëkurës nga dielli, pasi lëkura është mjaftueshëm e irrituar.

Kthehuni dhe kollituni
Kthejeni kokën anash dhe kollituni, ndërsa strisha e dyllit është gati për t’u tërhequr. Kjo ju ndihmon, pasi ju largon vëmendjen nga proçesi i dhimbshëm.

Baby Boo