Disa pjesë të Shkupit sot pa energji elektrike


Për shkak të ndërhyrjeve teknike, sot pa energji elektrike në periudha të caktuara kohore do të jenë disa pjesë të Qendrës, Aerodromit dhe Kisella Vodës.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar njoftimit të EVN Maqedoni, informon se nga ora 8 deri në 13.30 pa energji elektrike do të jetë ndërtesa numër 37 në bulevardin “Aradhet Partizane ”.

Nga ora 9 deri në orën 12.00 pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e rrugës “Gjeneral Mihajllo Apostollski”, ndërsa nga ora 9 deri në 15.00 banorët e rrugëve “Pandil Shishkov”, “Kosta Novakoviq” dhe një pjesë e “Brigadës së Tretë të Maqedonisë” rreth udhëkryqit me rrugën “Kosta Novakoviq” në Komunën e Aerodromit.
Pa energji elektrike deri në 15.00 do të jenë konsumatorët e rrugëve “Mariovska”, “Meglenska” dhe Millan Mijallkoviq” në Komunën e Kisella Vodës.

Baby Boo