Disa hotele në Shkup refuzuan të pranojnë grupin hebre “Lev Tahor”


Në Shkup, disa hotele refuzuan të lejojnë anëtarët e grupit hebre “Lev Tahor” të qëndrojnë dhe grupi kanë qëndruar në autobus deri në orën 3 të mëngjesit, raporton televizioni Telma.

Me siguri policore, anëtarët e grupit fetar hebre Lev Tahor, të cilët nga e enjtja qëndronin në Kumanovë për shkak të presioneve të një pjese të opinionit, janë transferuar me autobus në një hotel në kryeqytet në orët e vona të natës. Qytetarët kanë hedhur vezë në drejtim të shtëpisë ku ishin akomoduar. Ky grup hebre kishte banuar më parë në BiH. Ata hedhin poshtë informacionin se kanë marrë pjesë në abuzimin e fëmijëve./PA Censurë

Baby Boo