Diplomati i njohur kinez për vizitë zyrtare në Maqedoni


Nënkryetari i Komitetit Kombëtar të Këshillit politik kinez i Kongresit kombëtar të 13-të, Xhang Çingli, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Maqedonisë, Çingli do të takohet me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi.

Është paraparë edhe takim me kryetaren e grupit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës, Vlladanka Aviroviq./Telegrafi

Baby Boo