DIPLOMATI GJERMAN: NUK EKZISTON “PLAN B” PËR MAQEDONINË (VIDEO)


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e ka quajtur papërgjegjësi veprimin e opozitës të cilët akoma nuk kanë shprehur qëndrimin e tyre rreth referendumit. Dimitrov sot para fillimit të tryezës së rrumbullakët “Ardhmëria euroatlantike e Maqedonisë”, duke komentuar deklaratën e liderit të opozitës, Hristijan Mickoski, i cili ka thënë se nuk mund t’ju tregoj qytetarëve se çfarë të bëjnë, deklaroi se periudhat dhe vendimet historike kërkojnë raport  të ndershëm ndaj qytetarëve dhe përgjegjësi historike.

Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme: “Bëhet fjalë për ikje nga përgjegjësia. Kuptohet se qytetarët vet do të vendosin për fatin e tyre, me mençurinë e tyre, me vetëdijën e tyre, bëhet fjalë për ata, megjithatë ne e kemi për detyrë të jemi të ndershëm të dalim dhe të themi ja për çfarë kjo është gjë e mirë për Maqedoninë. Unë jam i bindur se para së gjithash dalja është punë e mirë për Maqedoninë, sepse bëhet fjalë për të gjithë ne. Kjo nuk ka të bëjë me Qeverinë apo me cilëndo parti politike në Maqedoni, kjo ka të bëjë me ardhmërinë e shtetit tonë. Të mos keni guxim për të dal dhe për të thënë që unë mendoj kështu për shkak të këtyre gjërave për mua është skajshmërusht e papërgjegjshme”.

I dërguari i posaçëm i MPJ-së gjermane për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Kristijna Helbah, deklaroi se vendi ka perspektivë euroatlantike, por ky proces ka qenë i bllokuar gjatë për shkak të kontestit për emrin. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve dhe partive politike që të mbështesin shansin që u ofrohet, pasi sipas tij, vendi nuk ka plan B.

Kristijan Helbah, Diplomat gjerman: “Duhet të shfrytëzohet mundësia që ekziston tani, ne ju presim me krahë të hapur. Dua të them se nuk ekzsiton plan B dhe ato që parashtrohen këtu janë hipoteza, tani në këtë moment duhet të sillet vendimi i vërtetë, në të kundërtën vendi juaj mundet sërish të jetë në një mënyrë të caktuar i blokuar. Sepse, e dini se na anën tjetër ka partner, ajo është Greqia dhe në këtë moment duhet të sjellet vendimi i vërtetë”.  

Helbah u shpreh procesi i integrimit të vendit në NATO dhe BE është i rëndësishëm për vendin e tij, ndërsa këtë sipas tij, e dëshmon edhe vizita e kancelares gjermane, Angela Merkel, si dhe ministrit të mbrojtjes dhe ministrit shtetëror gjerman për BE, që do të realizohet të shtunën në Shkup.

https://youtu.be/ZoMK6sI5Vwo

Baby Boo