Diplomati gjerman: Bullgaria po bën politikë të rrezikshme, Maqedonia e Veriut të mos dorëzohet!


Kryesuesi i Komisionit të BE-së në parlamentin gjerman Ginter Krihbaum e ka cilësuar të rrezikshëm refuzimin që po i bën Bullgaria ecjes së Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane. Ai ka deklaruar se këto vërejtje ua kanë thënë qartë edhe kolegëve bullgarë.

Politikani nga radhët e partisë së kancelares Angela Merkel ka deklaruar se për fat të keq është bërë një zakon i keq për t’i kthyer mosmarrëveshjet ndërshtetërore në një problem evropian gjatë zgjerimit të BE. Megjithatë ai porositi që Maqedonia e Veriut të mos dorëzohet por t’i vazhdoj reformat e nevojshme.

“Maqedonia e Veriut në asnjë mënyrë nuk guxon të dorëzohet ose t’i ndërpres refromat e nevojshme urgjente. Pikërisht të kundërtën. Vendi përmes reformave të guximshme duhet të tregoj se dëshiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Këta reforma dhe lufta kundër korrupsionit nuk kanë për qëllim që ta kënaqin dikë në Bruksel ose Berlin. Ato ju shërbjnë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët duan të jenë pjesë e Evropës”, deklaroi Krihbaum.

Baby Boo