Diploma pa shkathtësi nuk vlen

Rritja e kërkesave të tregut të punës për kuadro të profileve që nxjerrin shkollat teknike dhe elektroteknike, ka bërë që shkollat e mesme të teknikës të zgjojnë interesimi më të madh të nxënësve. E paralelisht kësaj, po punohet dhe në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, përmirësimit të kushteve të mësimit dhe pajisjes me laboratorë dhe mjetet adekuate.

Baby Boo

Të para nga ky këndvështrim, duket se përtej atraktives shkollimi profesional teknik dhe elektroteknik do të shndërrohet në të shkollimi me vlerë të së ardhmes. Nga shkolla e  Mesme Elektroteknike  “Vllado Tesevki” në Shkup, vërejnë se në krijimin e politikave arsimore duhet ti kushtohet vëmendje më e madhe aftësimit të kuadrove me shkathtësi dhe kompetenca profesionale.

Programet mësimore, sipas Biljana Gligorovës, drejtoreshës së “Vllado Tesevski, janë shumë të mira. Madje, kjo thotë se është përshtypja edhe e ekspertëve nga shtete tjera të rajonit. Mirëpo, problemi, sipas saj është realizimi i atyre programeve në kontekstin e aftësimit të kuadrove me shkathtësitë e duhura.

“Shkollat teknike dhe elektroteknike janë përafërsisht të njëjta në të gjitha shtetet e rajonit. Kanë programe shumë të mira, kushtet gjithashtu të mira. Mirëpo, në të gjitha këto shtete duhet të përmirësohet komponenti e pajisjes së kuadrove me shkathtësi profesionale. Kjo është pika e dobët në të cilën ngecim të gjithë ”, shprehet drejtoresha.

Është shumë e rëndësishme që kjo komponentë to forcohet sa më parë. Sepse, nëse shkollat e mesme të teknikës dhe elektroteknikës vazhdojnë të nxjerrin kuadro që nuk mund ti kryejnë shërbimet të cilat i duhen tregut të punës, pra të mos kenë kompetencën profesionale (me të cilën duhet të pajisen, çdo herë duke u bazuar në programet përkatëse mësimore) nuk është çudi të zbehet edhe interesimi i nxënës për këtë lloj shkollimi. Për momentin interesimi i nxënësve është i kënaqshëm.

Nëse deri para pesë viteve, në shkollat e teknikës dhe elektroteknikës, mesi arrihej të formoheshin paralele edhe atë me nga 13 nxënës në klasë, tani si rezultat i interesimit të shtuar formohen paralelet me 30 e më shumë nxënës në klasë. Kushtet për realizmin e këtij lloj shkollimi profesional, i cili është tepër i kushtueshëm, sipas Gligorovës janë gjithashtu të mira. “Sigurisht se nuk mund të ecim në të njëjtin hap me zhvillimet teknologjike që ndodhin në botë, por mundohemi që të përmirësojmë çdo herë e më shumë kushte e mësimit duke sofistikuar mjete e punës”, sqaron ajo, ndërsa thotë se për këtë qëllim shfrytëzohen edhe fondet e projekteve të ndryshme që ndan Bashkimi Evropian, si dhe përmes pjesëmarrjes së shkollave nga më tepër shtete nëpër projekte të përbashkëta.

Sfida e radhës për këta shkolla do të jetë edhe zbatimi i programeve të dyfishta mësimore, të cilat do të kenë shumë pika takimi mes shkollimit dhe praktikës. Vetëm diploma, pa shkathtësi profesional, nuk vlen. Madje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MAMSH) paralajmërojë se në krijimi i politikave arsimore, në kuadër të reformave arsimore do të fokusohen pikërisht në këtë drejtim. Ky përcaktim, sikurse është dakorduar javën që shkoi në Konferencën Rajonale të Berlinit, ku është caktuar të jetë një prej prioriteteve të radhës në sistemet arsimore në shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ministrat e të gjitha këtyre shteteve e diskutuan pikërisht çështjen e programe të dyfishta në arsimin profesional, në të cilin do të inkuadrohen drejtpërdrejtë edhe kompanitë dhe sipërmarrësit vendor. Për këtë është shumë e rëndësishme që shkollat të nxjerrin kuadro të aftë për t’ju përgjigjur nevojave të tregut të punës. (koha.mk)

Restorant Lumare