Dini të flisni bukur?! Merreni përvojë nga bisedat e përditshme


Për shumicën e studentëve, shkalla më e lartë e frikës është ajo nga e panjohura. Sa më shumë të mësoni për të folurit publik dhe sa më shumë fjalime të mbani aq më e lehtë do të bëhet ajo.
Ora juaj e fjalimit do t’ju ofrojë dituri dhe përvojë që t’u mundësojë të flisni me vetëbesim. Sigurisht që rruga deri te vetëbesimi ndonjëherë do të jetë e vështirë.

Të mësosh të japish fjalim nuk dallon shumë nga të mësuarit e çfarëdo shkathtësie –do të përcillet me gabime dhe prova. Qëllimi i orës për të folurit publik është të shkurtojë procesin, të minimizojë gabimet, të jap një ambient jo kërcënues ku mund t’i bëni provat tuaja.

Përgatitu, Përgatitu, Përgatitu- Mënyrë tjetër për të fituar vetëbesim është të zgjedhësh temat e fjalimit që metë vërtet i doni- dhe pastaj përgatitni fjalimin tuaj ashtu që mos ketë mundësi që të mos jeni të suksesshëm.
Sa kohë duhet kushtuar përgatitjes së fjalimit tuaj? Një rregull standarde për këtë thotë se për çdo minutë të fjalimit duhet përgatitur një apo dy orë përgatitje- ndoshta më shumë, varësisht prej nevojës për të bërë kërkime për fjalimin. Kjo mund të duket një sasi e madhe e kohës por ja vlejnë për shkak të shpërblimeve.
Si një aktor që ushtron rolin e tij mirë, mund të rrisni vetëbesimin vetëm nëse e ushtroni fjalimin deri sa të jetë mirë. Një këshilltar i fjalimeve profesionale vlerëson se përgatitja e saktë dhe e mirë mund të zvogëlojë frikën gjatë fjalimit për 75%.

Mendo pozitivisht- Vetëbesimi është një fuqi mjaft e njohur e mendimit pozitiv. Nëse e mendoni mund ta bëni, zakonisht mundeni. Në anën tjetër, nëse parashikoni dështim atëherë gati secilën herë do të fitoni dështimin. Kjo është posaçërisht e vërtetë kur ka të bëjë me të folurit publik.
Folësit të cilët mendojnë negativisht për vetveten shumë lehtë mund të munden nga frika se sa ata që mendojnë pozitivisht. Ja disa mënyra se si mund t’i transferoni mendimet negative në ato pozitive ndërsa punoni në fjalimet.

Shfrytëzoni fuqinë e vizualitetit
Vizualiteti është ngusht i lidhur me mendimin pozitiv. Është një teknikë e përdorur nga shumë njerëz atlet, muzicient, aktor, folës etj. Për të ritur performancat në situatat me stres. Si funksionon kjo? Dëgjoni vrapuesin olimpik në distancë të gjatë, Vicki Huber: pak para vrapimit, e parafytyroja veten duke vrapuar dhe mundohem që të gjithë garuesit t’i fus në mendjen time. Pastaj mundohem që t’i imagjinojë të gjitha situatat e mundshme të cilat mund të më ndodhin…. Prapa dikujt, duke më shtyrë apo goditur, pozita të ndryshme në pistë , sa rrethe ka . Gjithmonë e parafytyrojë veten duke e fituar garën, pa marrë parasysh çfarë ndodh gjatë ngjarjes.
Dini se nervozizmi nuk është i dukshëm- Një gjë shtesë e të qenit i merakosur gjatë dhënies së fjalimit është se shumica e folësve të rinj janë të mërzitur për paraqitjen në audiencë të nervozuar. Është shumë vështirë të flasësh i qet dhe i sigurt nëse mendon se dukesh jo i sigurt, tensionuar. Një ndër mësimet të cilat do ti mësoni gjatë orëve për të folurit publik është se vetëm një pjesë e vogël e gjithë ati shqetësimi është e dukshme e jashtme.
“Sistemi nervor mund t’ju jap mijëra sulme” thotë një folës me përvojë,” por shikuesi mund të shoh vetëm disa prej tyre”.
Mos prisni përsosmëri- ndoshta mund t’ju ndihmojë fakti se nuk ka fjalim të përkryer. Në një pikë në ç‘do prezantim, ç‘do folës thotë ose bënë diçka pa marë parasysh sa gjë të imët-që nuk shkon me planifikimin e mëparshëm.
Për fat të mirë njëlloj si rasti me nervozën, nuk janë shumë të dukshme në audiencë. Pse? Përshkakse në audiencë nuk e dinë se çka dëshiron folësi të thotë. Ajo dëgjon atë se çka folësi thot. Nëse momentalisht humbni kontrollin mbi një të paplanifikuar në fjalim, ktheni prapësht rendin e thënieve apo harroni të pauzoni në një vend të caktuar, askush nuk duhet të bëhet i ditur.

Kur ndodhin momente të këtilla mos u merakosni. Por, vetëm vazhdoni.Një ndër arsyet e mëdha se pse njerëzit janë të merakosur për bërjen e gabimeve gjatë fjalimit, është se ato e shohin si ndonjë lloj çfaqeje më shumë se një akt i komunikimit. Por audiencat e fjalimeve nuk janë si gjyqtarët në një recital me violinë, apo të garës së rrëshqitjes në akull.
Edhe pse u përmendën gjashtë pikat dhe u diskuan, instruktori juaj ka mundësi t’u jap disa këshilla për t’u ballafaquar me nervozën në fjalimet tuaja të para.

Baby Boo