Dimovski pyet Zaevin: A është e vërtetë se Tevdovski ka refuzuar huamarrjen për klinikën e re


A është e vërtetë se ministri i financave, Dragan Tevdovski është ndërruar për shkak se ka refuzuar të nënshkruajë huamarrje për ndërtimin e qendrës së klinikës , këtë pyetje kryeministrit Zaev ia drejtoi Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE në seancën e sotme kuvendore.

Fillimisht keni thënë se Tevdovski do të mbetet këshilltarë i juaj, ndërsa ai sot ju braktisi – ka thënë Dimovski kude shtuar se kjo qeveri nuk do të ketë rezultate sepse, sipas tij, në 10 muajt e fundit nuk ka mundur të përgatis dokumentet projektuese dhe të vendoset gur-themel.

Kryeministri Zaev, gjithashtu ka reaguar se nuk është e vërtetë sepse Tevdovski ka qenë kundër ndërtimit të klinikës së re, mirëpo, siç tha ai, ai dëshiron një kompleks të ri në lokacion tjetër.

Baby Boo