Dimovski: “Paga minimale duhet të rritet në 18 mijë denarë!”


Rritja e pagës minimale në 18.000 denarë është reale dhe ekzistenciale për punëtorët. Ky është vlerësimi i kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, i cili thotë se për këtë ka argumente dhe se nuk sheh arsye që kjo kërkesë mos të pranohet.

Dimovski thekson se një kërkesë e tillë është e pashmangshme duke qenë se shporta e konsumatorit është 35.040 denarë dhe se dy punëtorëve që marrin pagë minimale u mungojnë 4.640 denarë që të mund të mbulojnë nevojat minimale mujore të familjes.

DARKO DIMOVSKI, KRYETARI I LIDHJES SË SINDIKATAVE TË MAQEDONISË
“Deklarata e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi se paga minimale do të rritet së paku në 18.000 denarë, por në tremujorin e dytë të këtij viti për LSM-në është e papranueshme dhe nuk ka kuptim sepse është bërë harmonizimi ligjor i pagës minimale në mars të çdo viti.
Ligji është i qartë. Çdo mars, paga minimale përshtatet në tre kritere – një rritje në pagën mesatare, një rritje të kostove dhe një rritje të BPV-së″.

Paralelisht me rritjen e pagës minimale, kërkohet një rritje graduale e të gjitha pagave të tjera. Kjo, thotë Dimovski, është paraparë në nenin 8 të Ligjit për pagën minimale, në të cilin thuhet se në përputhje me rritjen e pagës minimale rregullohen edhe pagat tjera, e përveç kësaj ekzistojnë edhe kontrata kolektive në të cilat vendosen koeficientet për kompleksitet, punën dhe nivelin e arsimimit.

Nëse nuk rritet paga minimale, sindikata paralajmëron protesta që do të zgjasin deri në plotësimin e kërkesës së tyre. Të hënën është caktuar takimi i përfaqësuesve të LSM-së dhe Qeverisë për rritjen e pagës minimale, mosrespektimin e ditës së dielës jopune dhe rekursin për pushim vjetor për sektorin publik.

Baby Boo