Dimova: Keqpërdorimi i 2,2 milion eurove nga “Erazmus+” me dokumentacion të manipuluar të tenderit


Rast të mashtrimit dhe korrupsionit prej 2,2 milion euro nga mjetet e programit arsimor “Erazmus plus” të Bashkimit Evropian të destinuar për Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila është organizuar dhe zbatuar nga viti 2016-2018, njoftoi sot në konferencën për shtyp Lidija Dimova, detektor i Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet.

Pika qendrore e skemës janë disa persona juridik të cilët veprojnë si shoqata kriminele, tha Dimova, e cila ka vepruar në mënyrën që së pari u është afruar të gjithë shfrytëzuesve potencial të programit “Erazmus+”, të cilat mund të jenë të gjitha institucionet, si kopshtet, shkollat, institucionet profesionale, universitetet, organizatat joqeveritare, organizatat rinore etj. U kanë ofruar shërbime për projekte, ndërsa pastaj, prejse projektet janë marrë nga Agjencia nacionale, nëpër procesin e, siç tha, janë vendosur furnizime publike, ka filluar të zbatohet tërë skema. Shoqata kriminele pastaj e ka përpunuar dokumentacionin e tenderit dhe në të kanë futur, tha ajo, kushte diskrimuese dhe të paqarta që të munden ato t’i marrin projektet.

“Për shembull nga operatori ekonomik kërkohet të ketë marrëveshje të lidhura me organizatat e partneritetit ku do të shkohet në mobilitet. Të përkujtoj se këto entitete kur i kanë marrë projektet tashmë kanë marrëveshje me këto organizata, ashtu që sqarimi i vetëm pse kjo gjendet si kusht në dokumentacionin e tenderit është të hidhet poshtë nga loja çdo konkurencë tjetër. Pastaj organizata e merr tenderin dhe atë në tender nën vlerë të caktuar, por të tërë. Ashtu siç e merr nga Agjencia nacionale , ashtu e transferon te shoqata kriminele dhe ajo është shkelje flagrante e rregullave të “Erazmus +”, tha Dimova në konferencën për shtyp në mënyrë simbolike të quajtur “Piramida në Erazmus”.

Në vend se mjetet të shërbejnë për ndërtim të kapaciteteve të shfrytëzuesve të këtij programi arsimor evropian, ata shkojnë, tha Dimova direkt në xhepat e shoqatës kriminele. Me ç’rast tërë kohën ka ndodhur, siç tha, keqpërdorim i tmerrshëm i të dhënave personale sepse ato kanë pasur qasje të pakufizuar te të dhënat.

“Me fjalë tjera ato janë kryerës të projektit në hije. Shoqata kriminele i tejkalon kufijtë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe tashmë ndërmerr dimension evropian. Bëhet fjalë për tetë organizata në pesë shtete të ndryshme. Nëse i shikoni të gjitha projektet në Maqedoni, do të shihni se të gjithë shkojnë në mobilitete të njejta nëpër Evropë”, kumtoi Dimova.

Me mbulimin e rastit janë bërë kontrolle në vendet e huaja me ndihmën e kolegëve të tyre nga agjencitë tjera nacionale për këtë program arsimor të BE-së dhe për atë veçanërisht i’u falënderua agjencive të Bullgarisë, Estonisë, Spanjës, Italisë dhe Portugalisë.

Tha edhe se ka shumë keqpërdorime tjera, por nuk i zbulon në interes të hetimit. Rasti në bazë të shumë veprave penale të bëra është paraqitur në Prokurorinë Publike, si dhe në Komisionin Evropian, Komisionin për Mbrojtje të Konkurencës, ndërsa përgatitet ankesë edhe deri te Drejtoria për mbrojtje të të dhënave personale.

Në fund të konferencës për shtyp drejtoresha e Agjencisë nacionale për programe arsimore evropiane shtoi edhe se “tani është shumë më e qartë prej ku doli sulmi i orkestruar politik i VMRO-DPMNE-së kundër Agjencisë nacionale”, e cila, siç tha, në dy vitet e fundit punon dhe gjatë gjithë kohës jep rezultate të reja.

Baby Boo