Dimitrov: Votat “PËR” janë mandat që Maqedonia të ec përpara


Për ministrin Nikolla Dimitrov referendumi është i suksesshëm sepse siç ka thënë “për” kanë votuar mbi 600 mijë qytetarë.
“Nëse mbi 650 mijë qytetarë, mbi 600 mijë kanë votuar ‘Për’ kjo është mandat i qartë politik që Maqedonia të ec para. Fitore më e madhe nga cilado fitore e ndonjë partie politike. Edhe nëse kishte mbi një milion votues (më shumë se cenzusi), përsëri vullneti i shumicës e popullit do të shprehej qartë. Mund të numërohen votat e atyre që votojnë. Tani mbetet të dëgjohet vullneti i popullit nga ana e deputetëve në Kuvend, në përputhje me programin e opozitës ku flitet për shumicën e votave nga ata që kanë votuar. Ua kemi borxh qytetarëve të ardhmen! Edhe do ta sigurojmë, ose kështu ose ashtu!”, ka shkruar ministri në facebook./Pacensure

Baby Boo