Dimitrov po Zhvillon vizitë zyrtare në Athinë


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Athinë, ka takuar sot kryeparlamentarin grek, Nikos Vucis. Dy zyrtarët kanë diskutuar për raportet mes dy vendeve pas zgjidhjes së çështjes së emrit, me ç’rast konstatuan se Marrëveshja e Prespës  ka hapur rrugën drejt miqësive, aleancës dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat, rrugë në të cilën veç më hapërojnë dy vendet fqinje. Kryeparlamentari grek tha se marrëveshja ka karakter historik jo vetëm për shkak se jep mundësi  jo vetëm për të kthyer një faqe të re, por është edhe shembull ndërkombëtar për zgjidhjen e problemeve.

Nikos Vucis, Kryetar i Kuvendit të Greqisë: Parlamenti grek në të njejtën kohë është edhe vendi ku së shpejti mund të bëhen hapa për formimin e komisioneve parlamentare të miqësisë mes deputetëve të dy parlamenteve, ku po ashtu, mund të bëhen të gjitha hapat që kanë të bëjnë me përpjekjet, qoftë për finalizimin e procesit të anëtarësimit të vendit tuaj në NATO, qoftë për hapat gjatë viteve vijuese që kanë të bëjnë me integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të vendit tuaj në Bashkimin Evropian. Ato janë hapa të rëndësishme, ju do të ecni përpara, por ne do të ndihmojmë aq sa mundemi.

Ndërkohë, Dimitrov ka theksuar se është e rëndësishme që të bindet çdo qytetar, edhe në Greqi edhe në Maqedoninë e Veriut se kjo ishte puna e duhur dhe se dy vendet janë aleatë natyror. Ai po ashtu tha se ndryshimet janë të vështira sipas definicionit, ashtu siç është e vështirë edhe lufta me tabunë, stereotipet dhe paragjykimet.

Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme: Por, unë me të vërtetë ndjehem se jemi në anën e vërtetë të historisë. Mendoj se kemi krijuar një pjesë të Evropës, në pjesën tonë të Evropës, kur Evropa lufton për miqësi, për shpresë, për optimizëm, kundër stereotipeve, kundër trendeve të vjetra. Të gjithë jemi krenar me historinë e rajonit, “por nuk kemi ardhmëri të mjaftueshme.

Dimitrov tha se po punojnë në vizitën e kryeministrit grek, Aleksis Cipras, në Shkup, të cilën e ka cilësuar si hap historik.

Në fillim të deklaratave të tyre, Vucis dhe Dimitrov kanë shprehur ngushëllime për masakrën në Zelandë të Re.

Baby Boo