Dimitrov: Nga mediumet jam informuar për skandalin diplomatik


Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot sërish deklaroi se derisa ai ka qenë ministër i Jashtëm, nuk ka pasur informacione nga MPB, për fletarrest ndërkombëtarë ndaj diplomatit maqedonas me mision në Vjenë. Dimitrov tha se për skandalin është njoftuar nga mediumet.

“Në kohën time si ministër i Punëve të Jashtme, unë nuk kam marrë informacione se ka fletarr*est ndërkombëtar në atë periudhë. Pas kësaj nuk mund të them asgjë. Çfarë ka ndodhur pastaj mes MPB-së dhe MPJ-së, nuk mund të them. Në kohën time me përgjegjësi them se nuk kam pasur informacione për fletarr*estin, këtë informacion e kam marrë kur u zhvillua e gjithë ngjarja rreth skandalit, nga mediumet kam kuptuar për fleta*rrestin”, deklaroi Dimitrov.

Ndryshe, para disa javëve diplomati maqedonas, me mision në Vjenë, Mile Milenkovski u kap nga policia serbe për shkak të dyshimeve për vepër penale. Sipas raporteve të mediave, tre vjet më parë, Milenkovski, së bashku me dy diplomatë të tjerë, arritën të çonin biznesmenin dhe politikanin armen Levon Sargsyan, me një avion privat, në Vjenë, i kërkuar për një sërë skandalesh ko*rrupsioni në vend.

Megjithëse urdhërarresti për Milenkovski daton prej një vit e gjysmë, rasti doli në dritë vetëm pasi ai u arr*estua dhe u ndalua nga policia serbe. Nga MJP deklaruan se dy diplomatëve të tjerë u është marrë pasaporta diplomatike dhe u është pezulluar marrëdhënia e punës në MPJ.

Baby Boo