Dimitrov: Menjëherë do të jepja dorëheqje nëse ajo ndihmon në negociatat me Greqinë


Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në emisionin “Peçat na nedellata” (Vula e javës) të TV 1 deklaroi se është i përgatitur të jep dorëheqje nëse nuk arrijnë sukses në negociatat me Greqinë për çështjen e emrit, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë do të nënshkruaj dorëheqje nëse mendoj se do t’i ndihmonte Maqedonisë dhe nëse do të ishte më mirë për mua, nëse procesi do të ishte ma mirë pa mua. Pyetja në përgjegjësinë time personale ishte se a ka diçka që mund ta bëj. Dhe pa përgjegjësi, nëse ka efekt dorëheqja ime, absolutisht jam i përgatitur në çdo kohë ta jap” u përgjigj Dimitrov në pyetjen se deri ku e sheh përgjegjësinë e tij nëse nuk arrin në procesin e çështjes së emrit.