Dimitrov dhe Kocias takohen sot në Vjenë


Ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kocias, sot do takohe në Vjenë me Metju Nimitc, ndërmjetësuesin në negociatat për emrin nën përkujdesin e OKB-së.

Siç raportohet nga selia e OKB-së në Nju Jork, Nimitc do të ndihmojë në një zgjidhje të pranueshme për të dyja palet për çështjen e emrit

Edhe pse dje, komisioneri i BE Johannes Hahn shprehu optimizëm se në dy javët e ardhshme çështja e emrit mund të zgjidhet, ku u demantua edhe nga Kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se nuk beson se mosmarrëveshja me Greqinë do të zgjidhet brenda dy javëve të ardhshme.

Pas deklaratës së Hanit reagoi Ministria greke e Punëve të Jashtme e cila përmes një deklarate, i bëri thirrje komisionerit të BE-së të ndalë dhënien e këtyre deklaratave e cila mund te ndikojë keq ne negociatat e mëtutejshme.

Baby Boo