Dimitrievski: “Për humbjen pyeteni Zaevin, ai e mban përgjegjësinë” (VIDEO)


Kandidati i pavarur për kryetar të Kumanovës, por që ka mbështetjen e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Maksim Dimitrievski ka shpallur fitoren.
Në sheshin e Kumanovës për këtë po mbahet festë e madhe.

“Kjo është përgjegjësi që ne të punojmë më shumë për qytetin tonë”
“Ju falënderoj kumanovarët dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ishin luftëtarë të mëdhenj për Kumanovën tonë dhe për Maqedoninë. Ne duam që bashkërisht nga qytetarët dhe me qytetarët të vazhdojmë për qytetarët tanë… Nga Kumanova kanë filluar ndryshime të mëdha në të kaluarën dhe ne këtë do ta vazhdojmë dhe ta zhvillojmë Kumanovën si qytet dhe vend të mirë për jetesë”.

“Ne fituam me votat e qytetarëve të Kumanovës, nuk i ndajmë qytetarët në bazë të partive, kombësive dhe religjionit”, tha Dimitrievski, teksa falënderoj partitë, por pa përmendur të njëjtat që haptazi shprehën mbështetjen për të.

“Për humbjen do ta pyesni Zoran Zaev sepse ai e mban përgjegjësinë bashkë me ekipin rreth tij. Unë mund të them se LSDM në të kaluarën ka qenë shtetformuese, por individë të caktuar e dëmtuan atë”, tha Dimitrievski.
Kërkoi flamur maqedonas, shqiptar, turk dhe rom, të të gjithë komuniteteve, kjo pasi siç tha ai, “do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve”.

Baby Boo