Dimitrievski kritikon Filipçen: Testet shumë po vonohen, madje deri 7 ditë


Kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në një deklaratë për Tv Alfa, ka dërguar kritika deri tek Ministria Shëndetësisë dhe Venko Filipçe, për shkak vonesës së testeve për korona virus, gjë që krijon një fotografi jo reale epidemiologjike në qytet.

Ai thotë se testet për korona virus vonohen madje deri në shtatë ditë dhe për këtë shkak, shtabi i krizës nuk di si të veprojë.

“Në të gjitha propozimet, vërejtjet dhe përfundimet e shtabit thuhet se rezultatet e testeve vazhdimisht vonohen, nga katër, pesë, gjashtë, madje edhe shtatë ditë. Ne insistojmë për shkak se shtabi nuk mundet në bazë të rezultateve reale të ketë fotografi reale epidemiologjike për të krijuar kartë reale epidemiologjike për të ditur si të veprojmë dhe për shkak kësaj, e saktë është se të dielën jemi testuar nga epidemiologët”, thotë Dimitrievski.

Ai habitet me deklaratat e Filipçes se ai nuk e ka ditur se është testuar Dimitrievski.

“Mua më habitë fakti që ministri Filipçe nuk e dinte se anëtarë të spitalit që i vizitoi para disa ditësh gjithashtu u testuan dhe pritën rezultate, ndërsa ai i vizitoi atëherë nuk reagoi kështu si reagoi sot. Nuk e di për këtë do ta pyesni atë.

Pyetja ime për të është pse testet për shtabin dhe në përgjithësi Kumanovën vonohen për kaq shumë kohë, dhe nuk merren nga dita në ditë. Logjikisht kur t’iu marin strishio, duhet t’i merrni rezultatet menjëherë”, ka deklaruar kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

Baby Boo