Dimitrieski: Pres kërkimfalje nga partie ime


Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, thotë se tani pret nga partia e tij kërkimfalje, për shkak se padrejtësisht ka qenë i akuzuar dhe dëshmi për këtë është fakti që Prokuroria ke hedhur poshtë kallëzimin penal.

“Mora informacione nga Prokuroria se kallëzimi penale kundër meje dhe anëtarët të shtabit të krizës, Stojaovski është hedhur poshtë”, tha Dimitrievski.

Ai shton se ende po beson në institucionet dhe profesionistët që ndodhen në sistem duke theksuar se rasti montuar kundër tij doli në pah.

“Do të ndërmarr të gjitha aktivitetet e parapara me ligj që të shihen personat përgjegjës në procedurë, të cilët për shkak motiveve të njohura, keqpërdorën pozitat zyrtare për të krijuar rast për kryerjen e veprës penale që kishte për qëllim publikisht të më devalvojë dhe të më diskreditojë”, thotë Dimitrievski.

Sipas tij, ky nuk është rast i parë ku në MPB dhe në disa institucionet tjera, po bëhen trsyni ndaj kundërshtarëve politik.

Baby Boo