‘Dikush në lule të moshës nuk e meriton!’ Ronela Hajati reagon e prekur pasi Luizi zbuloi se vuan nga sëmundja e rrallë


Luiz Ejlli i ka tronditur të gjithë me rrëfimin e tij të bërë së fundmi në “Big Brother VIP”.

Ai i rrëfeu Kiarës se vuan nga një sëmundje e rrallë që kurohet në shumë pak klinika dhe se në gusht do shkojë në Itali për kurim.

Ky rrëfim ka nxitur reagime të shumta mbështetjeje dhe kurajoje për artistin teksa mes njerëzve që kanë reaguar është edhe Ronela Hajati.

Në një status në Instagram Ronela shkruan se e njeh Luizin që 13 vjeç dhe se u përlot nga rrëfimi i tij. Ajo uron që të shërohet sa më shpejt duke qenë se është në një moshë shumë të re.

“Me thënë të drejtën nuk merrem kurrë me komente apo të jap opinione, por uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13 vjeç (kur kemi qenë të Ethet) të shërohet sa më shpejt. U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë! Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me gjithë zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq!”- shkruan Ronela.

Baby Boo