Diktatura e Putinit tani bazohet tek frika dhe jo propaganda


Fakti që Vladimir Putin e pushtoi Ukrainën me një kosto të madhe ekonomike për Rusinë, nuk do të thotë se ekonomia nuk ka rëndësi për të. Përkundrazi, ecuria e dobët ekonomike kohët e fundit, luajti një rol kyç në vendimin e tij.
Duke qenë se ai nuk mund të garantonte më rritje të të ardhurave për rusët, ose të paktën t’i bindte këta të fundit se ekonomia po ecën më mirë se sa mund të ishte në rrethana të tjera, ai u përpoq të riprodhonte skenarin e Krimesë së vitit 2014. Ai mund të kishte funksionuar, por këtë herë llogaritë ishin të gabuara.

Invading Ukraine may never have been Putin’s aim – the threat alone could advance Russia’s goals
Sulmi i Putinit u ka shkaktuar ukrainasve shkatërrim material dhe tragjedi njerëzore. Porlufta e ka shkatërruar edhe ekonominë e Rusisë. Në vitin 2022, Produkti i Brendshëm Bruto i Rusisë do të bjerë me të paktën 11 për qind, rënia më e madhe që nga fillimi i viteve 1990. Po pse e nisi Putin këtë luftë? Politologu politik Adam Przevorski shkroi dikur se ekuilibri i një regjimi autoritar mbështetet në prosperitetin ekonomik, gënjeshtrat ose frikën.

Ashtu si shumica e “diktatorëve të propagandës ose PR” të shekullit XXI-të, edhe Putin e shmangu në fillim taktikën e frikësimit. Në dekadën e tij të parë në krye të Rusisë, vendi përjetoi një periudhë të rritjes së shpejtë ekonomike, të nxitur nga rritja e çmimeve të naftës dhe reformat ekonomike të viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000.

Ky zhvillim i solli atij një popullaritet të vërtetë. Megjithatë, teksa centralizimi i pushtetit nga Putin promovoi korrupsionin dhe mbyti konkurrencën, modeli i tij ekonomik e humbi fuqinë që shfaqi në fillim. Pas rimëkëmbjes nga kriza financiare globale, rritja e PBB-së ruse u ngadalësua në thuajse zero.

Ndërsa të ardhurat ndaluan së rrituri, popullariteti i Putinit ra ndjeshëm. Sipas Qendrës së pavarur të sondazheve Levada, pëlqyeshmëria ndaj Putinit ra nga kulmi prej 88 për qind në shtatorin e vitit 2008, në nivelin më të ulët në fundin e vitit 2013.

Putin vendosi të trajtojë një problem ekonomik me një zgjidhje joekonomike. Aneksimi i Krimesë në vitin 2014 e rriti popullaritetin e tij, ndoshta përtej pritshmërive që ai kishte. Sondazhet e Levada Center treguan se mbështetja për Putini arriti deri në 88 për qind vetëm në disa muaj.

Megjithatë, efekti “Krime” u zbeh. Duke qenë se modeli i qeverisjes së Putinit është i papajtueshëm me rritjen ekonomike, ekonomia e Rusisë vazhdoi të ngecë. Me gjithë premtimet e përsëritura për reforma, investimet nuk u shtuan, kapitali vazhdoi të largohej nga vendi, dhe Rusia vazhdoi të mbetej shumë prapa vendeve të zhvilluara.

Modeli i korruptuar i Putinit i mbronte miqtë e tij në kurriz të rusëve të zakonshëm. Në vitin 2019, PBB-ja e Rusisë ishte vetëm 6 për qind mbi nivelin e saj para aneksimit të Krimesë, por të ardhurat reale të familjeve ruse ishin 7 për qind nën nivelin e tyre që prej vitit 2013.

Më pas Putin iu drejtua shtyllës së dytë të autoritarizmit që përmend Przevorskit: gënjeshtrave. Qeveria ruse e forcoi censurën dhe propagandën. Putin u përpoq që t’i bindte rusët se pavarësisht rënies, standardet e tyre të jetesës, mbeteshin më të mira sesa çdo alternativë tjetër e mundshme.

Baby Boo