Diktatori u fotografua duke pirë cigare/ Ish-diplomati i Koresë së Veriut që tha se është sëmurë, kërkon ndjesë: Gabova


Ish-diplomati i Koresë së Veriut, Thae Yong Ho ka kërkuar falje për deklaratën e tij se diktatori Kim Jong-un ishte aq i sëmurë saqë nuk ngrihej dot në këmbë.

Ish-ambasadori i Koresë së Veriut në Britani, Thae Yong Ho tha se ndjehej në faj dhe përgjegjës për fjalët e tij, të cilat i cilësoi si pretendime të pabaza.

“Unë jam i vetëdijshëm se një nga arsyet pse shumë prej jush më votuat mua si ligjvënës është që të bëj parashikime të sakta për çështjet e Koresë së Veriut. Gabova. Cilado qofte arsyeja, ju kërkoj falje të gjithëve.“

Të shtunën, media e Koresë së Veriut publikoi fotografi të Kim në një ceremoni të prerjes së shiritit për inaugurimin e një fabrike të plehrave. Para asaj fotoje, Jong-un kishte më shumë se 20 ditë që nuk kishte asnjë shenjë të tij, ku edhe nuk munguan pretendimet se ai kishte ndërruar jetë.

Baby Boo