DIGJITALIZOHET E SISTEMI PËR MENAXHIM ME KRIZA


Policia, zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë me platformë të përbashkët për koordinim

Të gjitha njësitë të cilat mund të ndihmojnë në raste të zjarreve, vërshimeve, tërmeteve ose fatkeqësive tjera, nga viti i ardhshëm do të koordinohen në mes vete përmes platformës në internet, për reagim sa më të shpejtë dhe më efikas. NATO e financon instalimin e të ashtuquajturit “Sistemi Komandues i Brezit të Ardhshëm”, ndërsa trajnimi për punë me të ka filluar në Qendrën për menaxhim me kriza të Maqedonisë. Por, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku pranon se duhet të bëhet rinovimi i resurseve – automjeteve të zjarrfikësve, pajisjet dhe ekipimi kadrovik.

Shërbimet urgjente për reagim të shpejtë gjatë zjarrit, vërshimit, tërmetit ose situatë tjetër krize, kah fundi i vitit 2020 do të jenë të bashkuar në platformën e përbashkët digjitale që të munden në mënyrë më efikase të koordinohen dhe të ndihmojnë. Softueri i krijuar në “Laboratorin Linkoln”, në Institutin për teknologji në Masaçusets të SHBA-ve, do të bashkojë edhe institucione të tjera, për shkëmbim të informacioneve.

“Ideja e këtij softueri është që të krijojë platformë në të cilën do të kenë qasje të përbashkët të gjithë, dhe do të zhvillojnë mënyra për shpërndarjen e informacioneve, të cilat zakonisht nuk dinë t’i shpërndajnë. Harta, video materiale dhe infromacione të tjera, përmes teknologjisë moderne dhe përmes internetit. Kjo rezultoi si shumë e seksesshme në SHBA, ndërsa ky sistem u pranua edhe në Austrtali, ku gjithashtu ka fatkeqësi të mëdha, sidomos zjarre.” tha Gregori Hogan, Universiteti Masaçusets, SHBA.

Mbështetja financiare për këtë projekt vjen nga NATO, ndërsa trajnimet i realizon Qendra për menaxhim me kriza, ku me platformën tanimë janë njoftuar rreth 500 zyrtarë vendas.

“Po përmirësohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza me teknologji moderne, duke iu falënderuar NATO-s, e cila në këtë mënyrë tregon se nuk është vetëm Aleancë për siguri, por është Aleancë në të cilën shpresojmë se së shpejti do të bëhemi anëtarja e 30-të, e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve. Duke qenë se me këtë sistem do të mbulohet i tërë shteti, edhe ne si Qendër për menaxhim me kriza bëjmë trajnime në nivel lokal për atë si duhet të zbatohet ky sistem.” –deklaroi Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Në kohë reale, shërbimet e zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, policia, Pyjet e Maqedonisë, Qendra për menaxhim me kriza, por edhe institucionet tjera do të mund të ndjekin ku janë automjetet dhe njerëzit, deri në çfarë shkalle është përhapur kriza, dhe çfarë duhet të jetë përparësi. Por, për efikasitet të vërtetë të sistemit do të duhet të ekipohen deri në fund shërbimet vendase, me automjete të reja dhe pajisje për shuarjen e zjarreve.

“Edhe unë nuk jam i kënaqur me gjendjen, por ne jemi vend me burime të kufizuara dhe mendoj se me insistimin tim dhe me bisedë me kryeministrin, pak pra, duhet të diskohet pak më shumë në Qeveri për mbështetje më të madhe financiare të Qendrës për menxhim me kriza, dhe për aktorët tjerë”. –vlerëson Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Qëllimi i projektit i mbështetur nga NATO, në mes tjerash, është që të mos përsëriten ose të zvogëlohet dëmi nga fatkeqësitë, siç ndodhi para tre vitesh kur vërshimet në rrethinën e Shkupit që morën 23 jetë njerëzish, ose para dy vitesh në rrethinën e Makedonski Brod, kur për shkak të reagimit të vonuar dhe sporadik u dogj një sipërfaqe e madhe e pyjeve.

Baby Boo