Digjet shtalla në Vërtakicë, pronari dyshon për zjarr të qëllimshëm


Familja e Rufat Memetit nga fshati Vërtakicë i Shkupit, për të disatën herë me radhë po pëson dëme të mëdha, për të cilat dyshon se dikush ia bën me qëllim. Mbrëmë në orët e mesnatës, ata janë traumatizuar sërish kur kanë diktuar se po ju digjet stalla, ku mbajnë bagëtinë por edhe ushqimin e tyre. Edhe pse janë përpjekur shumë vetë Rufati me babain dhe vëllain, nuk kanë mundur të shpëtojnë lopën por edhe një mushkë. Sipas Rufatit zjarri ka qënë i shkaktuar qëllimisht.

“Zjarr i madh, digjeshin plekat si me kris me pushkë, trishtim. E ka djegur krejt shtallën, mushkën ma ka djegur, lopën, një viç e shpëtuam me babën tem e çitëm. Ato më mbetën, nuk mundeshim të hyjmë prej zjarrit. Do havan të tjerë i para nëpër lom, ato i çitëm i larguam. Jo vet nuk është kallë, e ka kallë dikush ama nuk mund ti them dikujt pa e parë. Njeri e ka kallë. Këtu edhe rrymë nuk kam”.

Rufati thotë se nuk është i punësuar askund, ndërsa kafshatën e bukës për familjen e siguronë nga batitë, bujqësia, drutë dhe një ndihmë e vogël sociale. Ajo që më së shumti e shqetëson, është fakti se dëme të qëllimshme i bëhen gati çdo vitë.

“Edhe duhanin, duhanin ma bërë para një viti, atje në folie, edhe atë ma prishën, kishin hyrë me thika e kishin zbrit për toke edhe e kishin bo barut plun. Edhe monopoli nuk e mori ama e mor ashtu me 100 belaja nga 60 denar, a 240 denar shkonte kilogrami. Veturën ma dogjën atje te banja i thomi, del ni urë atje në prua, ma dogjën veturën njejt kështu natin si shpijën. E kështu, duhanin kerrin, samarët mi kanë marrë nja 2 a tre herë tek shpija. Shpeshë kanë bërë belaja ama nuk mund ti gjej”.

Pasi për të gjithë këto dëme nuk mund të akuzojë askënd, Rufati, bën apel që nëse ka bërë ndonjë gabim ndaj dikujt, atëherë ai le t’i tregojë drejtpërdrejtë.

“Ai që mi bënë këto dëme, duhet të vijë të më thotë mua drejt për së drejti jo të vije të më trembe me fëmijë e të mi djege kafshët për së gjalli. Kjo nuk është mirë, le të dale drejtpërsëdrejti dhe le të tregoje se çka i pengoj unë që mi bën këto dëme. A jo të më bëjë kështu siç të thash, duhanin, samart, veturën, shtëpinë. Le të dale drejtpërsëdrejti le të më thonë se kështu je duke më bërë dikund dëm dhe tama merremi vesht. Ama ky është duke më bërë dëm shpesh. Ky si tinzas është duke më bërë dëm ama kjo nuk bën kështu”.

Rufati dhe familja e tij, shpresojnë që organet kompetente do të marrin masa dhe do të sigurojnë atë dhe familjen që të mos u kanoset ndonjë rrezik tjetër./Shenja.TV/

Baby Boo