Digjet pushimorja në malin e Gazi Babës

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sonte në profilin e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se disa persona të panjohur kanë djegur një pushimore në malin e Gazi Babës.

Baby Boo

“Ky vandalizëm patjetër të ndalojë! Pushimorja në parkun pyjor Gazi Babë ka qenë i vendosur që të mund njerëzit të pushojnë, relaksohen dhe të kalojnë kohën me të afërmit e tyre. Kujt i ka penguar e gjithë kjo? Ky akt jo vetëm që ka shkaktuar dëm material, por ka mundur shumë seriozisht të shkaktojë rrezik më të madh dhe të rrezikojë sigurinë në rrethinë”, ka thënë Shilegov.

Ai ka shprehur “falënderim të madh për reagimin e shpejtë të Zjarrfikësve të Shkupit të cilët nuk kanë lejuar të përhapet zjarri dhe të shkaktojë dëm më të madh duke pasur parasysh pyllin dhe drunjtë në afërsi me pushimoren”.